Java e Modës në Milano, Lila Moss, vajza e Kate Moss, me POD-in për diabetin në pasarelë!

Një show, që për herë mban firmën Versace by Fendi e Lila. Modelja e re, që vazhdon në gjurmët e nënës së saj, Kate Moss, ra në sy për faktin se ndërsa sfilonte kishte ngjitur në trup, sensorin për gliceminë, POD (Point of Delivery). Të shumtë ishin ata që e ngatërruan me një leukoplast, ndërsa zhvillimi erdhi si risi në Javën e Modës në Milano.

Vetë Lila Moss, 19-vjeçe ka treguar në të kaluarën, në intervistat e dhëna se është diagnostifikuar me Diabetin Mellitus Tipi 1 (kur trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme insuline). Vajza e Kate dhe Jefferson Hack, asnjëherë nuk e ka fshehur sëmundjen kronike ndërsa i qëndron idesë që është më mirë të flasësh për të tilla gjëra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lila Grace (@lilamoss)

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që të krijohen pajisje të vogla, të cilat ndihmojnë personat me diabet duke i mbështetur në përditshmërinë e tyre.

Minishpërndarësi i insulinës e matësi i glicemisë janë dy suksese teknologjike, themelorë për të përmirësuar stilin e jetës së pacientit e të familjarëve të tij. Ajo që ndodhi në Javën e Modës në Milano po përkon me 100-vjetorin e zbulimit të insulinës.

Zhvillimi teknologjik për një kontroll më të mirë të sëmundjes së diabetit ka bërë shumë përparim duke shënuar një ndryshim epokal. Tashmë ka pajisje me madhësinë e një leukoplasi që po prezantohen në mënyrë kaq elegante, deri në pasaralet e modës elitare, si në Milano të Italisë.

Top Albania Radio