Jason Momoa reagon ndaj aludimeve për një romancë me aktoren e njohur

Jason Momoa ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se është duke u takuar me Kate Beckinsale pas ndarjes nga Lisa Bonet.

Aktori i “Aquaman” deklaroi për “Extra” në premierën e “Ambulance” të hënën se momenti viral kur ai i dha xhaketën Kate në festën e Oscars Vanity Fair 2022 ishte thjesht një akt i sjellshëm.

“Po bisedoja me të për vendin e saj. Isha në Angli duke bërë ‘Aquaman 2’”, shpjegoi Momoa. “Ne nuk jemi në një lidhje, thjesht po tregohesha i sjellshëm pasi ajo kishte ftohtë”.

Beckinsale dhe Momoa u përfolën për një romancë pasi ajo u fotografua e veshur me xhaketën e aktorit ndërsa po bisedonin së bashku gjatë festës. Jason zbuloi në janar përmes një deklarate se ai dhe Lisa ishin ndarë pas 15 vitesh së bashku. Dyshja ka vajzën Lola, 14 vjeç dhe djalin Nakoa-Wolf, 13. Ai gjithashtu ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e Bonet, Zoë Kravitz, të cilën e ndan me ish-burrin Lenny Kravitz./Lapsi.al