Jason Momoa çon personalisht (me ndihmën e muskujve) pemën e Krishtlindjeve në shtëpinë e ish-it
Jason Momoa nuk është vetëm seksi, aktor i mirë, mjeshtër i batutave, por edhe një zotëri burrë.
Të hënën, paparacët e kapën në aksion Momoa-n, duke çuar personalisht, me krahët e tij të fuqishëm, një pemë të madhe Krishtlindjesh, në shtëpinë e ish-bashkëshortes, Lisa Bonet.
Ylli i “Aquaman” përdori një litar për të lidhur pemën, e vendosi në kamion dhe e dërgoi në shtëpinë e Lisa-s, duke treguar se ende përkujdeset për ish-in.
Bonet dhe Momoa kanë qenë të lidhur për 16 vite dhe u martuan në vitin 2017, për t’u divorcuar pas 5 viteve. Por, edhe pas divorcit ata ruajnë raporte shumë të mira. Së bashku çifti ka edhe 2 fëmijë: Lola (15 vjeç) dhe Nakoa-Wolf (13 vjeç).
Anabelmagazine