Jason Derulo bëri atë që asnjë personazh i njohur nuk do guxonte

Këngëtari i famshëm, Jason Derulo, i cili kohët e fundit falë Tik-Tok është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut, ka befasuar fansat e tij në rrjete sociale me një veprim që jo çdo artist do e bënte.

Derulo ka publikur numrin e tij personal të telefonit dhe i ka treguar të gjithëve se mund ta marrin në telefon dhe t’i shkruajnë, kur të duan. Në videon e publikuar në Instagram, artisti thotë:

“Çkemi njerëz, kam vendosur që të bëjë diçka të çmendur. Do të bëj publik numrin tim në Instagram. Dua që ju të më shkruani çfarëdo që keni në mendje, në çdo orë të ditës apo natës, unë do jem në studio duke punuar.”

(Po vendosim foto dhe jo video-n e tij, sepse ndoshta pendohet dhe e heq)

Radha e mesazheve dhe telefonatatave në celilarin e tij që në momentin e publikimit me siguri është kilometrike, por nëse e merrni tani ndoshta do t’ju përgjigjet. Nëse e bën mund t’i thoni ju lutem që kënga Savage Love po na del edhe në ëndërr.

/News31