Jasmina ndërhyn me pyetje në emision, shtanget Andi
Andi Artani theu heshtjen.
Ai ishte i ftuar mbrëmë në NIN të Klan Kosova ku shpalosi gjerë e gjatë të gjitha të pathënat e aventurës së tij në programin “Përputhen”.
Ai u ndal me theks të veçantë tek historia me Jasminën dhe lidhja e shumëpërfolur me Diona Fonën që ka trazuar rrjetin.
Moment epik i intervistës ishte ndërhyrja e Jasminës përmes një pyetje.
Ajo zgjodhi të shfrytëzojë hapësirën e pyetjeve të fansave për të ngritur dyshimet e sërishme sa i përket lidhjes mes Andit dhe Diona Fonës, gjë të cilën djaloshi nga Peja e mohoi kategorikisht.
Jasmina pyeti Andin (por edhe Dionën) se pse nuk e mohuan pasqyrimin “negativ” që iu bë nga mediat.
Andi ndërhyri duke thënë se nuk flet për aq kohë sa ndihet i pastër teksa shtoi se nëse ka pasur qasje negative nga mediat, kjo është falë Jasminës që ngriti e para këtë dyshim të pabazë.
Intervista e plotë, në vijim. /Prive.al