Jasmina mes dy zjarreve! Andi dhe Princi i bëjnë të njëjtin propozim
Ditën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë mes Jasminës dhe Princit. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe madje Princi e bëri që të sfidonte frikën e saj më të madhe, të fluturonte me aeroplan. Mirëpo takimi mes tyre nuk u prit shumë mirë nga Andi, që ka qenë djali i parë që i ka rrëmbyer një puthje Jasminës.
Për shkak të gjithë këtyre arsyeve, Andi dhe Jasmina patën një përballje në fund të emisionit me njëri-tjetrin. Andi tha se është tërhequr nga Jasmina, sepse ka vënë re se të gjitha veprimet ajo i bën me një qëllim.
“Jam tërhequr sepse u ftoha pak. Ti Jasminë të gjitha gjërat që i bën, i bën qëllimisht, të paktën ashtu më duket mua dhe mua kur më duket që dikush i bën gjërat qëllimisht unë mërzitem, sidomos kur është personi që e pëlqej. Dhe ti prapë shkon i bën ato gjeste, ndërkohë që unë ti kam përmendur edhe më para. I bën qëllimisht dhe kur i bën prapë mua më shikon dhe pret reagim prej meje”, tha Andi.
Ndërsa Jasmina tha se disa veprime ajo nuk mundet t’i bëjë me Andin, sepse ai nuk ja ka dhënë kurrë mundësinë, duke qenë se gjithmonë largohet i pari pas përfundimit të emisionit. Andi u justifikua me faktin se ka punë ndaj detyrohet të largohet me shpejtësi, teksa shtoi:
“Ai vërtetë e ka emrin Princ, por princi i vërtetë për ty jam unë”.
Jasmina tha se ajo nuk ka nevojë për një të dashur që e bën për të qeshur, por për dikë që e mbron, si Princi.
“Mua nuk më mungon një i dashur që t’ja kalojë mirë dhe të qesh, unë dua mbrojtje. Dhe ti bie pre e provokimeve, ti nuk i kupton lojërat e fjalëve dhe nxjerr fjalë që nuk duhet t’i nxjerrësh”, i tha Jasmina.
Më pas Andi i kërkoi Jasminës një takim të tretë për të sqaruar gjithçka me të. Në fund ai e puthi bukuroshen brune në ballë dhe tha se kjo është një shenjë afeksioni dhe admirimi.
Mirëpo para se Andi t’i kërkonte një takim të tretë edhe Princi i dhuroi Jasminës një fustan të bardhë dhe i kërkoi që të njihen më shumë bashkë me një takim tjetër. Tashmë Jasmina ndodhet mes dy zjarreve dhe mbetet të shohim nesër se cilin prej dy djemve do të zgjedhë.