Jared Leto fotografohet gjatë xhirimeve të ‘House of Gucci’ dhe thjesht ~nuk njihet~
Nëse nuk do të dihej se kush do të interpretojë dizajnerin Paolo Gucci (nipi i themeluesit të shtëpisë së modës, Guccio Gucci) në filmin e ardhshëm “House of Gucci”, askush nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se personi me kostum të kadifenjtë është Jared Leto.
Fotografitë e aktorit 49-vjeçar me lëkurë të rrudhur, flokë të thinjur dhe të rënë në pjesën e përparme u shpërndanë në rrjete sociale dhe askush nuk e besoi që po, është Jared.
Flokët e shëndetshëm të Jared nuk duken kurrkund.
“House of Gucci” me regji të Ridley Scott, me protagonistë Adam Driver si Maurizio Gucci dhe Lady Gaga, si ish-gruaja e tij, Patrizia Reggiani, do të trajtojë komplotin e vrasjes së Maurizio-s në vitin 1995 i organizuar nga Patrizia. Patrizia u dënua me 29 vjet burg, por qëndroi 18 vjet në burg dhe u lirua në vitin 2016 për sjellje të mirë.
Të parët që ngacmuan njerëzit për filmin ishin Lady Gaga dhe Driver pasi publikuan një foto me mbishkrim “Zonja dhe Zoti Gucci”. Në film, i cili do të publikohet më 24 nëntor, do të luajnë edhe Jeremy Irons dhe Al Pacino.
Anabelmedia