Jani Jance: Ceremonia ekstravagante e Pippa Middleton rrethohej nga publiku i fshatit, si arrita të shkrep foto prej 300 metra distance
Pippa Middleton i mahniti gjithë si një princeshë përrallash në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, me rastin e kurorëzimit të lidhjes së dashurisë me James Matthews. Velloja e bardhë e punuar nga stilisti britanik i modës Giles Deacon mori vëmendjen maksimale përtej Britanisë së Madhe. Ndërkaq motra e saj, dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton hyri në Kishën e Shën Markut në Berkshire e veshur me një fustan ngjyrë rozë, në kulmin e finesës dhe elegancës. Dukesha e motrës së Kembrixhit arriti në Kishën e Shën Markut me një Royce Rolls të hapur, në ceremoninë ku ishin ftuar të merrnin pjesë edhe shumë personalitete botërore të jetës akademike, politike, artistike e sportive. Ceremonia e muajit maj që pushtoi mediat e gjithë botës, u ndoq live nga i vetmi shqiptar, i cili është fotografi i njohur në Angli për evente VIP, Jani Jance. Ai përshkruan për revistën “Story”, mrekullinë që pa me sy të lirë dhe momentet më pikante që fotografoi me aparatin e tij, edhe pse nuk ishte në listen e fotografëve zyrtarë. Ja si arriti të depërtonte publikun e fshatit që ishte vendosur në rradhë për të mbuluar pamjet nga zhvillimi i ceremonisë së paarritshme 1 orë e 30 minuta:
Ishe shqiptari i vetëm që ndoqe nga vendi i ngjarjes ceremoninë e dasmës së Pippa Middleton. Me syrin e fotografit si do e përshkruaje?
Po, i vetmi. Do e cilësoja “ceremoni përrallore”. Gjithë ato para të shpenzuara, aq sa mund të blesh një pallat të gjithin në Tiranë, plot 700 mijë Pounds.
Sa afër nuses e dhëndrit ishe për t’i fotografuar?
Fotografova nga 300 metra distancë. Ndërkohë që m‘u deshën lente 500 mm për të fotografuar.
Fotot e tua ndërsa Dukesha e Cambridge-it e kritikonte të birin Princ George, pasi ai shkeli fustanin e nuses bënë xhiron e botës. Sa i shite ato foto që shfaqin një aspekt njerëzor të familjes mbretërore?
Ky moment i bukur që kapa po bën xhiron e botës, por nuk jap shuma sa i shita pasi paratë dhe mëkatet nuk rrëfehen.(qesh)
Ishin foto e rastësishme apo ti je ai fotografi që gjuan situatat e rralla?
Unë nuk shkoj në këto evente të kap çfarë kapin të tjerët, por diçka më të veçantë. Këtë herë isha me fat.(qesh)
Nusja dhe dhëndri çfarë demonstronin ndryshe krahasuar me një ceremoni jo mbretërore?
Të gjithë çiftet kur martohen janë të gëzuar sepse po martohen, por ky çift binin në sy së pasri për veshjet e shtrenjta. Dasmë tepër ekstravagante duke pasur parasysh që kostumi i dhëndrit kushtonte 4-8 mijë Pounds në Saville Row Handmade, ndërsa fustani 10-60 mijë Pounds.
Sa zgjati ceremonia, dhe çfarë të bëri përshtypje?
1 orë e gjysmë dhe ishte ceremoni shumë strikte. U munduan shumë që për ne jo official press, fotografë edhe televizione të na bllokonin pamjen duke vendosur para nesh publikun e fshatit, por ne gjithnjë diçka kapim…Dua të them se shumë “security” kishte sepse kuptohet që bëhet fjalë për “Royal Family”.