“Janë rivale sepse janë të dyja nga Kosova”- Media britanike shkruan për konkurrencën mes këngëtareve: Është zhgënyese për Rita Orën kur Dua Lipa…
Tabloidi “The Sun” i ka kushtuar një artikull rivalitetit mes dy këngëtareve shqiptare, Rita Orës.
The Sun nis artikullin duke shkruar: “Kënga e fundit e Rita Orës “Hoë To Be Lonely”, duhet të jetë kënga më e rëndëësishme në tabela duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të izoluar. Por këngëtarja është e zemëruar sepse nuk arriti të godasë një akord me publikun, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj Dua Lipa.”
Konkurrenca mes dy këngëtareve është ripahur pasi të dyja publikuar këngë në të njëjtën kohë.
Por The Sun, raporton se Rita po shpresonte që të mund të kalonte Dua Lipën, këngët e së cilës Physical dhe Don’t Start Now janë të dyja në Top 10.
Edhe pse kënga e Ritës është shkruar nga Leëis Capaldi, Hoë To Be Lonely është vendosur vetëm në Top 40 një javë pas publikimit.
“Rita dhe ekipi i saj e kishin planifikuar prej muajsh këtë këngë por nuk shkoi aq mirë sa e kishin planifikuar,”– tha një burim. “Ende janë ditët e para të publikimit dhe po shpresojnë që në të ardhmen të kenë dëgjueshmeri më të madhe të këngës. Dhe Rita e ka bërë të qartë zhgëjimin e saj për ata që e rrethojnë. As ajo dhe Dua nuk kanë folur për rivalitetin e tyre, por është shumë i vërtetë. Është zhgënjyese për Ritën kur sheh që Duan që ka më shumë sukses.”
The Sun shkruan se konkurrenca e tyre vjen nga fakti se familjet e të dyjave janë kosovare dhe se Dua krahasohej shesh me Ritën në fillim të karrierës së saj.