Janë rivale për në Eurovizion, por Era dhe Anxhela mbeten mike
Të dyja konkurrojnë këtë vit për në Eurovizion, Era me këngën ritmike “Zjarr” ndërsa Anxhela me baladën “Karma”, por kjo nuk i ka bërë aspak rivale dy mikeshat. Sot Era ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku jo vetëm i uroi fitore Anxhelës, por edhe e ka surprizuar atë me një buzqetë me lule.
“Ta mbyllë këtë vit me sukses dhe nëse është për të shkuar një baladë në Eurovision le të shkojë Anxhela”, tha Era.
Anxhela zbuloi se Era i kishte bërë dhuratë për ditëlindje një buqetë të madhe me lule dhe i uroi gjithashtu suksese për në festival.
“Të qëndrojë ashtu siç është, sepse është shumë njeri pozitiv, njeri shumë i mirë. Dua të jetë e shëndetshme ajo dhe familja e saj. Për sa i përket Festivalit për mendimin tim të fitojë më i miri, nuk ka rëndësi nëse është baladë apo këngë ritmike, ajo që do të vendosë juria se është më e mira ajo do të shkojë”-tha Anxhela.