Janë përplasur shpesh, habit Luizi: Krist, më ke hyrë në zemër

Kristi dhe Luizi kanë pasur shpesh debate me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”. Mirëpo pavarësisht të gjithave Luizi shprehet se Kristin e ka përzemër.

Gjatë një bisede të bërë së fundmi, këngëtari i ka treguar se e ka parë në ëndërr. Ai ka shtuar se i ka hyrë në zemër ndonëse Kristi nuk e beson.

Luizi: Të kam parë në ëndërr. Të kam thënë më ke hyrë në zemër po s’do të më besosh. Të kam thënë nuk kam parë asnjë banor në ëndërr përveç Kiarës.