Janë ndarë Bora dhe Donaldi? Ky veprim i bëri të gjithë të dyshojnë
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Romancën e tyre dyshja e konfirmoi vitin e kaluar megjithëse dyshimet kishin nisur shumë më herët. Por, duket se diçka nuk shkon mes çiftit.
Moderatorja dhe aktori nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj ky që na ka bërë të gjithëve të mendojmë se ata mund t’i kenë dhënë fund raportit të tyre. Mjafton një kontroll i thjeshtë në llogaritë e tyre në rrjetin social për ta verifikuar.
“Prive” ka mësuar se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht. Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet ende, por shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë dhe ata të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.