A janë modelët skllevërit e luksit? Djali që vdiq në pasarelë sfilonte me barkun bosh

Një model 26-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua në skenë gjatë një sfilate të modës. Tales Soares u rrëzua gjatë Javës së Modës në Sao Paulo të Brazilit. Qindra anëtarë të audiencës, fillimisht supozonin se incidenti ishte pjesë e shfaqjes por Soares shpejt filloi të shkumonte nga goja dhe ekipet emergjente erdhën shpejt për ta ndihmuar. Mjekët nuk patën mundësi ta rikthenin në jetë. Ai u dërgua edhe në spital ku edhe u shpall i vdekur. Raportohet se Soares ishte djalë shembullor dhe ka shkelur në shumë pasarala të modës. Ai nuk u ankua kurrë për probleme shëndetësore madje kishte një shëndet të mirë pasi ishte vegjetarian. Modeli thuhej se nuk ka përdorur as substanca ilegale dhe ishte me vetëdije të plotë në parade, shkruan Prive. Por, sipas disa mediave, thuhet se shkak i rrëzimit të tij u bë dieta e tij pasi Soares nuk kishte ngrënë për një kohë të gjatë. Megjithatë, organizatorët e kanë mohuar këtë lajm duke thënë se ai ishte i ngopur.