A janë bashkë Zayn Malik dhe Gigi Hadid pas deklaratës publike të këngëtarit?

Modelja e njohur Gigi Hadid vazhdon të jetë beqare. Një burim pranë saj ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se deklarata publike në media sociale e Zayn Malik nuk e ka bërë supermodelen të ndryshojë mendje për raportin me të. “Ata flasin akoma, Gigi ka ende ndjenja për të, por ai ka një problem të madh që e bën të papërshtatshëm për modelen. Kështu që Hadid është beqare”,-u shprehën burimet. Kujtojmë se këngëtari i njohur shkroi ‘Të dua Gigi Hadid’ disa javë më parë me anë të një postimi në ‘Twitter’. Që prej janarit çifti i njohur thuhet se është ndarë, por deklarata e Zayn i hutoi të gjithë. Situata mes tyre mbetet ende e paqartë, shkruan Who.