Janë apo jo në një lidhje dashurie? Romeo dhe Donald Veshaj përgjigjen një herë e mirë për jetën e tyre private
Romeo dhe Donald Veshaj kanë treguar se përveç aktrimit, janë bërë pjesë edhe e botës së muzikës.
Vëllezërit binjakë së fundmi kanë publikuar këngën “Margarita”. Të ftuar në emisionin “Soiree”, dashur padashur djemtë u vendosën përballë disa pyetjeve nga jeta private. Moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse të dashurat e tyre janë bërë xheloze për vajzat e bukura që kanë në videoklip.
“Kush të dashura? Nuk kemi të dashura”,- thanë çunat, ndërsa Donaldi shtoi: “Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin.”
Duke folur për këngën e tyre, binjakët kanë pohuar që nuk janë dakord që këngët të trajtojnë vuajtje apo dhimbje, prandaj kënga ka tjetër fokus. Madje, Romeo është shprehur se çdo ndarje është e bukur, kështu që s’duhet t’u marrim anën e keqe të gjërave.
“Dua që kur të hap radion, të mos dalin disa materiale që kanë energjinë: ‘Ty do të të kthehet gjithçka që më bëre’; ‘Oh ne u ndamë, por ne do kthehemi një ditë’. Jeta është e bukur, shijoje.
E kemi ne në dorë që të bëjmë disa gjëra me energji të mirë. Pse duhet t’i këndosh dhimbjes. Çdo ndarje është e bukur. Pse t’i marrim gjënë e keqe githçkaje?”- tha Romeo.
“Panorama Plus” mësoi disa kohë më parë se Donald Veshaj dhe Bora Zemani, i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.