James Bond i ri do t’ju bëjë të fiksoheni pas tij!

Chris Hemsworth mund të jetë së shpejti ‘Agjenti 007’ dhe këtë e ka pranuar vetë aktori. Në një intervistë për ‘Balance Magazine’ ai ka thënë se do të donte shumë të luante rolin e James Bond pasi aktori aktual, Daniel Craig të heqë dorë përfundimisht.

007-2

35-vjeçari mendon se është shumë i përgatitur për një rol të atij niveli pas pjesëmarrjes në filmin ‘Rush’ ku luajti rolin e protagonistit. “Nuk besoj se është dikush që nuk do të donte të ishte James Bond, do më trë pëlqente shumë!”, u shpreh Chris. Kaq ka mjaftuar që fansat të flasin.

007-3

Duke qenë se Hamsworth është një nga aktorët më simpatikë dhe më të adhuruar nga vajzat, komentet kanë qenë të shumta. Nëse kjo ëndërr e tij do realizohet nuk e dimë akoma, por nuk do të ishte çudi, pasi eksperienca e Chris me role të këtij niveli është e madhe, shkruan Who.