“Jam zhgënjyer nga vetja dhe …”- U ndanë pak ditë më parë mes akuzash e shantazhesh, gjendet e vdekur në banesë ish e dashura e Boateng
Ish e dashura e futbollistit të famshëm, Jerome Boateng është gjetur e vdekur.
Trupi i 25 vjeçares, Kasia Lenhardt, u gjet nga policia të martën në apartamentin e saj në Berlin.
Kasia, i cili kishte një djalë nga një marrëdhënie e mëparshme, kishte qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj.
Modelja nisi romancën me mbrojtësin e Bayern Munchen, Boateng pak më shumë se një vit më parë, por çifti u nda në 2 shkurt.
Pas ndarjes ata filluan të “sulmonin” njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa futbollisti akuzoi 25-vjeçaren se e shantazhonte që të ishin bashkë.
Ndërkohë Kasia e quajti mbrojtësin ‘djall’ dhe u zotua se do të ‘fliste’ dhe ‘të luftonte me të’ pasi t’i kalonte dhimbja e ndarjes.
Boateng konfirmoi ndarjen në një postim Instagram, duke shkruar: “Siç është raportuar edhe në media, unë i dhashë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.”
Më pas shtoi: “Ne kemi vendosur që të mos jemi më bashkë. Është për të ardhur keq, por për mua dhe familjen time, është vendimi i duhur. Më duhej që ta merrja këtë hap. I kërkoj falje të gjithë njerëzve që kam lënduar dhe sidomos ish të dashurës sime, Rebecca dhe fëmijët tanë. Jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë këtë po e bëj tani. Unë i uroj Kasia çdo të mirë.”
Modelja, Sara Kulka konfirmoi lajmin për vdekjen e saj, në një postim në Instagram ku shkroi: “U prehsh në paqe. Ti, person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të kisha dashur të thoja lamtumirë.”
Kasia u bë e famshme në vitin 2012 pasi u shfaq në Next Top Model në Gjermanisë.
Ajo la pas djalin, Noeun, që e ka me ish të dashurin, me të cilin modelja u nda tre vjet më parë.
/Panoramaplus.al