“Jam shpërfytyruar brutalisht”! Supermodelja Linda Evangelista tregon tmerrin pas procedurës kozmetike

Supermodelja, Linda Evangelista, tashmë 56 vjeçe thotë se është “deformuar përgjithmonë” pas efekteve të rralla anësore pa kryerjes së një procedure kozmetike.

Tashmë ajo thotë se do të padisë mjekët që i kryen ndërhyrjen e njohur si “CoolSculpting’, e cila e ka lënë të shtrembëruar.

Linda tha se ajo tashmë nuk njihet më pasi u shpërfytyrua brutalisht nga hiperplazia paradoksale dhjamore, një efekt anësor i rrallë i procedurës popullore “CoolSculpting”

Procedura është krijuar për të zvogëluar qelizat yndyrore, por në vend të kësaj tek modeja e famshme i ka rritur qelizat e saj yndyrore

Ajo pretendon se nuk ishte paralajmëruar për rreziqet para se t’i nënshtrohej trajtimit.

“PAH jo vetëm që më ka shkatërruar jetën, por më ka çuar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe në thellësitë më errëta të neverisë ndaj vetes”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Linda Evangelista (@lindaevangelista)

Linda ishte një nga modelet më të spikatura të viteve nëntëdhjetë së bashku me Kate Moss dhe Naomi Campbell dhe konsiderohet si një nga supermodelet më të suksesshme ndonjëherë, duke u shfaqur në mbi 700 kopertina revistash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Linda Evangelista (@lindaevangelista)

Ajo është e famshme për komentin e saj, të cituar shpesh gabim, në një intervistë të Vogue të vitit 1990, në të cilën ajo tha: “Ne e kemi këtë thënie, Christy Turlington dhe unë… ne nuk zgjohemi për më pak se 10.000 dollarë në ditë”./revistawho.com