“Jam penduar”, zbardhet dëshmia e plotë e Elida Canit: Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më…

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur “arrest me burg” për Esat Canin, autorin e vrasjes së të dashurit të motrës së tij, Arben Gjeçi, 34-vjeçarin nga fshatit Bastar i Mesëm, në kryeqytet.

“Panorama” ka zbardhur edhe dosjen e Prokurorisë, ku kanë dhënë dëshmi tre personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Elida-Cani-2

Elida në dëshminë e saj ka deklaruar “ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Vendi ku takoheshim ne të dy ishte një dhomë e veçuar nga shtëpia (shtëpia e burrit të saj). Pata merak se mos vinte burri, por ai më tha të rrija e qetë sepse burri po pinte kafe.

Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën pasi ishte pasur idenë që po e ndiqte dikush. Nuk pashë kush e qëlloi, por kur dola pashë atë të përpëlitej, në mes të pellgut me gjak. Mua më tha burri të fshija njollat e gjakut dhe unë i fshiva… jam penduar”.

Elida-Cani-3

DËSHMIA E ELIDA CANIT

Ajo dhe viktima janë banorë të fshatit Bastar. Ditën e ngjarjes, ata janë takuar pranë një ambienti të braktisur që ndodhej pranë banesës së saj dhe më pas ata janë futur në dhomën e gjumit të shtetases Elida Cani.

Dhoma ka dalje në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që viktima do dilte nga banesa e shtetases Elida Cani, kjo e fundit ka dalë e para dhe ka mbajtur ambientin me fushëpamje që të vërente praninë e ndonjë personi. Pasi ka kontrolluar, ajo i ka thënë viktimës të dalë, duke e ruajtur nga një distancë e afërt.

Elida-Cani-5

Ai ka dalë nga oborri nëpërmjet një dere dhe Cani deklaron se e ka parë në momentin e fundit nga pas. Ajo ka dëgjuar zhurma goditjeje dhe ka kuptuar se Gjeçin e kanë goditur. Ka shkuar pranë tij dhe e ka parë të gjakosur, i ka thirrur disa herë, por ai bënte zhurma pa arritur të komunikojë me të. Ajo ka marrë në telefon vëllain e viktimës M.GJ. dhe i ka shpjeguar se Arbenin e kanë goditur, por nuk është e sigurt nëse ky i fundit e ka dëgjuar se çfarë i është thënë për shkak të erës që frynte.

Më pas e shqetësuar ka njoftuar bashkëshortin e saj Dëfrim Kurtin, që ndodhej në një lokal larg banesës, duke i thënë fillimisht të vinte dhe më pas i ka thënë se një person ka vdekur pranë banesës së tyre. Ajo i ka shpjeguar se Arben Gjeçi kishte ardhur ta takonte dhe se dikush e ka vrarë. Dëfrim Kurti i ka thënë se do të vinte dhe rregullonte gjithçka dhe e ka pyetur nëse prindërit e dinin këtë fakt. Ai i ka thënë të pastronte gjakun. Ai ka ardhur dhe ka marrë shtetasin Arben Gjeçi, ndërsa shtetasja Elida Cani e ka pastruar vendin e ngjarjes, duke larë gjakun dhe sipër i ka hedhur një sasi tallashi.

Elida-Cani-6

Ajo i ka bërë me dije bashkëshortit se nuk e dinte se kush e ka qëlluar Gjeçin. Ajo ka sqaruar se ka në përdorim numrin telefonik 0698294xxx, si dhe një numër tjetër që e kam thyer që të mos merrej vesh lidhja e saj me shtetasin Arben Gjeçi. Deklaron se ka folur me të edhe nga numri i vjehrrës fshehtas. Ajo ka deklaruar gjithashtu se kur e ka takuar, viktima i ka shprehur shqetësimin duke i thënë se ka pasur përshtypjen se dikush e ka ndjekur ndërsa shkonte aty.

Ajo i ka deklaruar se në dijeninë e saj, lidhjen e tyre nuk e dinte njeri. Në lidhje me ngjarjen, unë deklaroj se isha e traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur. Mua thjesht më tha burri im Dëfrim Kurti që të fshij gjakun dhe unë e fshiva. Ora ishte afërsisht 21:40 minuta e datës 24.01.2019. Nuk di çfarë të them tjetër për ngjarjen, unë jam e penduar dhe i kam treguar në deklarimin e mëparshëm. Unë shtetasin Arben Gjeçi e njihja dhe nuk dua të shprehem se do të përgjigjem në Gjykatë përsa ka ndodhur.

Elida-Cani-1