‘Jam pak e trishtuar’, Klaudia Pepa pozon pa filtra dhe tregon pasigurinë e saj

Pak minuta më parë, Klaudia Pepa ka ndarë një një foto ndryshe në profilin e saj në Instagram. Balerina shfaqet e pagrimuar dhe tregon lëkurën e fytyrës të acaruar. Klaudia shton se në këtë shpërthim mund të ketë ndikuar periudha e ngarkuar me punë, udhëtimet dhe ushqimi jo i shëndetshëm.

“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.

Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.

Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.

Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -ka shkruar Klaudia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Komentet mbështetëse kanë qenë të panumërta, ku shumë theksojnë se ajo është njësoj e bukur edhe kështu. Dhe në fakt, edhe ne i bashkohemi këtij mendimi. Për më tepër që në një kohë kur pjesa dërrmuese dalin në mediat sociale të kuruar, me grim dhe shumë filtra, kemi nevojë për foto të tilla që na tregojnë se të gjithë jemi njerëz në fund të ditës dhe askush s’mund të jetë perfekt.