“Jam pa fjalë”! Çfarë e bëri Arditin sot të mos i mbajë dot lotët? Historia e Marjanës ishte rrëqethëse
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Marjana e cila ka lindur dhe është rritur në fshatin Kushovë të Gramisht. Më pas është larguar për në Gjermani, për një jetë më të mirë.
Marjana tregon se i atij i tij ka punuar gjithmonë në qytetin e Gramisht, në komunale dhe për 40 vite me radhe ai bënte 14 kilometra për të shkuar në punë dhe 14 për t’u kthyer sërish në fshatin e Kushovës, për shkak të mungesës së transportit. Më vonë pasi Marjana me vëllezërit dhe motrat e saj u rritën për në gjimnaz, shkollës së fshatit iu bashkuan disa mësues nga qyteti.
Marjana: Mësuesit që të vinin dhe të jepnin mësim në fshatin Kushove, duhet që të vinin me autobus. Dëshira jonë e madhe për shkollën vendosëm që edhe ne ta vazhdonim shkollën. Fëmijët e atij fshati, edhe më të rriturit tonë janë të shkolluar, është e çuditshme, por kanë sakr fikuar për dijen.
Ardit Gjebrea: Sa larg e kishit ju shtëpinë nga shkolla? Marjana: 40 minuta këmbë. Që të shkoja në shkollë, më duhej të kaloja një lumë. Ardit Gjebrea: Po si e kaloje lumin, kishte një urë?
Marjana: Nuk ka një urë, edhe sot e kësaj dite nuk ka një urë, edhe më vjen shumë keq se shumë banorë të asaj zone janë lutur gjithmonë dhe vazhdojnë të luten pa u lodhur asnjë herë për të urë për atë urë dhe nuk është bërë.
Ardit Gjebrea: Dhe ju kalonit lumin? Marjana: Kaloja lumin, duhet t’i hiqja këpucët, çorapet, xhinset duhet t’i ngrija lart që të kaloja lumin. Ardit Gjebrea: Edhe në dimër?
Marjana: Edhe në dimër patjetër, atje bie shumë shi, bën shumë akull, shumë borë, lumi ngrinte, anësoret e lumit. Ne na duhej të thyenim akullin që të kalonim ujin dhe të shkonim në shkollë.
Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë, unë e lexova, por ta dëgjosh nga ty, kam një dhimbje në kraharor, kur mendoj që akoma e sot është kjo gjendje.
Marjana tregon se vëllezërit dhe motrat e saj më të mëdhenj filluan të emigronin jashtë, kështu që i dërgonin ndihma financiare për të vazhduar shkollën dhe për të jetuar.