“Jam në parajsë, se të kam ty!” Jonida Maliqi bën dedikimin e fortë nga Tel Aviv
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion-in e këtij viti, Jonida Maliqi, tashmë gjendet në Izrael, kur mungojnë dhe pak ditë nga fillimi i kompeticionit të rëndësishëm të këngës europiane. E teksa këngëtarja bëhet gati të performojë në Tel Aviv, me anë të një postimi në Instagram, ajo na tregon për lidhjen e veçantë që ka me qytetin izraelit.
Bëhet fjalë për një lum që kalon aty, e që quhet “Dan”, të cilin Jonida e ka vizituar ditën e djeshme. Për ju që nuk e dini, djali i artistes quhet gjithashtu Dan dhe pikërisht për këtë fakt, ajo ka shkruajtur kështu bashkangjitur me videon nga vizita tek ai që vendasit e quajnë “Lumi që të çon drejt parajsës”: “Dan River! Lumi që të çon drejt Parajsës…të paktën kështu e quanin vendasit e Tel Aviv. Dan tani e kuptova pse jam në parajsë, se të kam ty! Të dua parajsa ime!”.
Mesa duket, kur ja ka vendosur emrin të birit, Jonida nuk e dinte për ekzistencën e shpjegimin që kishte Dan në gjuhën hebreje, por padyshim e ka ditur që ai është parajsa e saj, që kur ka ardhur në jetë. Nga ana tjetër, këngëtarja shpesh poston foto me të birin në këtë rrjet social, ku vetëm pak kohë më parë hodhi këtë foto, bashkangjitur me të cilën shkruajti: “Të dua kaq shumë!”./Lapsi.al