“Jam në gjendjen time më të keqe”- Ronela Hajati e rënduar emocionalisht: Askujt nuk i plas për mua

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ka treguar se po kalon një periudhë të vështirë pavarësisht suksesit që ka korrur muajt e fundit.

Ronela Hajati postoi një shkrim në një sfond të zi në Instastory, ku shkroi se po kalon një nga periudhat e saj më të këqija dhe është shumë e vetmuar.

Ajo u shpreh se ‘askujt nuk i plas për të’ dhe se asnjë nuk e ka idenë ‘se sa shumë po lufton’.

“Gjithë jetën time kam qeshur dhe kam qenë optimiste, madje edhe në ditët e mia të këqija… Por tani jam në gjendjen time më të keqe dhe nuk e keni idenë se sa shumë jam duke luftuar ndërkohë që askujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë e vetmuar në gjithë këtë… Ti nuk e di asnjëherë se çfarë po kalon dikush”, ka shkruar këngëtarja.

Këngëtarja u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan ‘Sekret’ si këngë tallavaje .

Ajo është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, pas shortit të ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 që u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja.

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.