“Jam martuar me tradita, isha e virgjër”, Dorina Mema flet për martesën e parë
Dorina Mema ka qenë e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E Diell” ditën e djeshme. Ajo ka ndarë disa detaje lidhur me martesën me ish-bashkëshortin, njëkohësisht të atin e vajzës së saj.
Teksa gjatë rubrikës ishte duke u diskutuar për martesën, Dorina është shprehur se ajo dhe ish-partneri janë bashkuar me mblesëri. “Martesën e parë e kam pasur me shkes, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi”, është shprehur Dorina. Më herët, ajo është shprehur se me ish-bashkëshortin ruajnë marrëdhënie shumë të mirë dhe se vajza e tyre nuk është prekur nga divorci.
Dorina sigurohet ta mbajë larg syve të publikut jetën private, ndërsa para disa kohësh pranoi se është në një lidhje. /News31