‘Jam homoseksual’: Aktori i famshëm italian bën deklaratën e papritur!

Pas një periudhe reflektimi dhe pasigurie të madhe, një aktor shumë i njohur italian ka vendosur të dalë dhe të tregojë për të gjithë orientimin e tij seksual. Lajmi habiti shumë njerëz pasi ishte krejtësisht i papritur.

Këtë zbulim krejtësisht të papritur e bëri aktori i hijshëm italian Giancarlo Commare, i njohur për pjesëmarrjen në filma dhe seriale televizive si ‘Skam’. Aktori u deklarua homoseksual para kamerës së smartfonit të tij, duke thënë: “Unë jam homoseksual”.

Për disa lajmi ishte i papritur, ndërsa për të tjerë djali do të kishte lënë të kuptohet diçka të ngjashme kohë më parë. Padyshim që shumë nga fansat e artistit u mahnitën nga kjo deklaratë, pasi në rolet e luajtura ai ishte klasiku Don Giovanni, një zemërthyes. Por ajo që ka rëndësi është se aktori ka gjetur lumturinë dhe mbi të gjitha forcën për të qenë vetvetja pa u fshehur nga gjykimi i njerëzve.

Bordo