“Jam gati të bie në dashuri përsëri”, Pati Pravo flet për dashurinë dhe pesë martesat e saj
E ftuar në emisionin italian “Verissimo”, Patty Pravo rrëfen ndër të tjera për marrëdhëniet, pa përjashtuar mundësinë që të bie sërish në dashuri.
Në moshën 75-vjeçare dhe mbi të gjitha pas pesë martesave, me bateristin anglez Gordon Angus Faggetter, me dekoruesin romak Franco Baldieri, me kitaristin anglez Paul Jeffery, me basistin amerikan Paul Martinez dhe në fund me kitaristin amerikan John Edward Johnson.
“Sot mund ta them, jam më mirë vetëm”, thotë artistja, interpretuese e sukseseve të mëdha si “Dhe më thuaj se nuk do të vdesësh” dhe Kukulla”.