“Jam e njëjta mama e çmendur”- Arjola Demiri rrëfen ditët në izolim dhe zbulon a ka të dashur
Arjola Demiri është izoluar në shtëpi së bashku me tre fëmjët e saj për të shmangur infektimin nga korinavirusi.
Aktorja tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar tek ajo gjatë këtyre ditëve karantinimit duke u shprehur se është e njëjta mama e çmendur. Ariola u shpreh se po e shijon këtë periudhë pasi kishte shumë kohë pa qëndruar në shtëpi.
Ndërsa tregoi se kjo nuk është një situatë e panjohur për të pasi ka qëndruar mbyllur në banesë edhe kur ishte pa punë me tre fëmijët e vegjel.
“Jam e njëjta nënë me doza më të çmendura sepse vetëizolimi bën punën e vet. Jam e njëjta mami e çmendur. Po rilexoj libra që i kam lënë përgjysmë, po shoh filma. Aftësia për të qëndruar në karantinë apo vetëizolim nuk është risi për mua. Po qëndroj në shtëpi me tre fmijët e mi dhe vëllain tim. Kam qëndruar korrekt udhrave që janë dhënë për ti zbatuar. Po qëndroj në shtëpi me dëshirë më kishte munguar një pauzë kaq e gjatë qëndrimi në shtëpi.më ka rikthyer në kujtesë kohën kur isha pa punë dhe vetëm me fëmijët e mi. Ishin të vegjël dhe jo në shkollë. Në fakt po e shijoj. Më mungon përditshmëria dhe aktivitetet,”– tha ajo në një lidhje në SKYPE për emisionin “Shqipëria Live”.
Ndërsa pyetjes nëse ka një partner të ri në jetën e saj, aktorja iu përgjigj: “Jetët e mia janë familja. Nuk ka nga ato jetët që po supozoni.”