“Jam e martuar, s’e njoh fjalën ndarje”, reagon për herë të parë Kejsi pas lajmeve se s’është më me Stresin
Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Kejsi janë një nga çiftet më të përfolur në showbiz-in shqiptar. Fejesa e tyre bëri bujë në media dhe ngjalli shumë kuriozitet në publik disa muaj më parë. Pas intervistës ku ndër të tjera folën për lidhjen e tyre dhe martesën e fshehtë, në media qarkullonin informacione për një ndarje të mundshme të çiftit. Këto aludime lindën pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pasi një prej ndjekësve virtualë e ka pyetur Kejsin lidhur me këtë fakt, ajo ka mohur gjithçka duke theksuar se tashmë është e martuar. “‘A jeni ndarë me Stresin? Thjesht po pyes se i keni fshirë fotot të dy me njëri-tjetrin edhe s’e keni follow njëri-tjetrin”, ka shkruar ndjekësja. “Unë jam e martuar s’e njoh fjalën ndarje”,i është përgjigjur Kejsi, duke i dhënë fund çdo aludimi për ecurinë e marrëdhënies së tyre shkruan Who.