“Jam duke u njohur me dikë…” Stresi flet për herë të parë për një romancë të re pas Keisit!
Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të jetë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.
E gjithashtu historia e tij me Keisin ka qenë gjithmonë një interes i madh për publikun, por duket se tani ajo është vetëm një histori e shkuar dhe reperi ka nisur një romancë të re. Këtë e ka treguar vetë, ku teksa i përgjigjet një ndjekësi që e pyet se përse nuk e shohim më në prani të vajzave, ai përgjigjet kështu:
Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër
I ftuar në ‘Lancio’ para pak kohësh ishte reperi i njohur Stresi. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive për TAR.
Projekti më i fundit muzikor i Stresit është ‘Cocaina’, një këngë që i dedikohet dashurisë dhe numëron mbi 500 mijë klikime në platformën YouTube në 4 ditë nga publikimi.
Top Albania Radio