“Jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse!” Dedikimi i veçantë i Gjikos për Elitën në ditën e Gruas

Gjiko i ka bërë Elita Rudit, bashkëshortes së tij, një dedikim shumë të bukur në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Reperi ka postuar një “story” në llogarinë e tij të “Instagram”-it disa foto të Elitës, ku dy prej tyre janë në spital kur moderatorja ka sjellë në jetë dy fëmijët e tyre. Krahas fotove, ai e ka uruar atë për festën e gruas, duke e falenderuar për të gjitha sakrificat dhe mundimet e saj për mos e lënë familjen të ndjejë mungesën e nënës.

“Ishte një vajzë e re kur u njohëm, gjatë udhëtimit tonë së bashku në këtë jetë, jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse që obligime familjare dhe përgjegjësitë e tuja ndaj neve asnjëherë s’i le anash. Sakrifikove shumë netë pa gjum, shumë dëshira tua personale vetëm që ne mos të ndjenim mungesën tënde, mos të ndjente shtëpia mungesën e nënës. Urime 8 marsin gruaja ime të duam shumë”-ka shkruar ai.

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të pëlqyer të shoëbizzit shqiptar. Dyshja e famshme nuk kanë ngurruar asnjëherë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. ata janë prindër të dy fëmijëve Zërit dhe Botës që erdhi ne jetë vitin e kaluar.