“Jam Chiara Ferragni e Tiranës”, Alketa krahason veten me blogeren e njohur në intervistën për prestigjozen italiane ‘Gente’
Alketa Vejsiu ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Gente”, ku ka folur kryesisht për karrierën në Shqipëri dhe jetën e saj private. Vejsiu ka rrëfyer se kur ka marrë lajmin lidhur me Sanremon, ka qarë nga gëzimi.
Ajo gjithashtu ka treguar se ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare, pasi familja e saj ishte e varfër dhe rrogën e parë e ka dorëzuar në shtëpi. Alketa ka ndarë një pjesë të intervistës me ndjekësit në Instagram, ku shkruan se pjesëmarrjen në Sanremo ua dedikon shqiptarëve që punojnë e jetojnë ndër vite në Itali. Çka tërheq vëmendjen në një nga shkrimet e revistës është një citim i Alketës: “Jam [Chiara] Ferragni e Tiranës, italianë, do t’ju pëlqejë”.
Nuk dihet pse ka ardhur pikërisht ky krahasim nga ana e moderatores. Ndoshta, kjo e fundit e ka lidhur emrin e Ferragni-t jo vetëm me suksesin ndërkombëtar, por edhe me pasionin e saj për modën… /News31.al