“Jam bullizuar edhe nga mësueset”- Për Nevinën të shpallej Miss nuk ka qenë aspak e lehtë

Fama ka të mirat e saj, por bashkë me të vijnë edhe vështirësitë. E sidomos kur je në një moshë shumë të re, jo të gjithë mund ta përballojnë presionin. Nevina Shtylla në rubrikën “N’fermë” këtë të diel ka treguar se në kohën kur u shpall Miss, është bullizuar në shkollë dhe jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga vetë mësueset.

“Ka qenë një periudhë e vështirë sepse isha në moshë të vogël, zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë. Mundohesha t’ia shpjegoja edhe prindërve, por me tipin tim të rezervuar ndoshta nuk jam shprehur aq sa duhej. E kam kaluar me shumë vështirësi, doja ta lija fare. Kisha trysni edhe nga disa mësuese, të cilat po të vënë në shënjestër ta nxinë jetën. Kalon deri në bullizëm, ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë realisht, por duhet të jenë të kujdesshme”-tregoi Nevina.