“Jam akoma në gjendje shoku”- Vajza e Edi dhe Mihal Luarasit mesazh artistëve: E lumtur që dolët nga ferri pa u lënduar. Përpara se të suleshin thonjtë e kuçedrës …

Vajza e çiftit të njohur Edi dhe Mihal Luarasi është shprehur se është akoma në gjendje shoku pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një mesazh drejtuar artistëve që qëndruan në mbrojtje të godinës së Teatrit deri në minutën e fundit, Lea tha se është e lumtur që dolën pa u lënduar më shumë nga ferri që krijuan autoritetet.

Ndërsa shtoi se Teatri mund të ishte shembur së bashku me artistët që e mbronin brenda.

Lea tregoi sa krenare është për ta duke treguar qëndresën e tyre deri në minutën “përpara se të suleshin thonjtë e kuçedrës” për ta shembur godinën.

“Dita e dytë mban kësaj drame që po kalon Shqipëria, që po kaloni ju. Desha të ndaj me ju dhimbjen që kam. Deri dje në darkë isha në gjendje shoku. Por duhet ta mbajmë veten dhe të shikojmë si do rrjedhin gjërat. Respekt për grupin e Aleancës, jam e gëzuar që dolët prej atij ferri që shkaktuan ata, atë natë pa dëmtime më të mëdhaja, se mund të ishte shembur teatri dhe të ishit brenda. Jam krenare për ju të gjithë që deri në minutën e fundit përpara se të suleshin thonjtë e kuçedrës ju ishit aty, të jeni krenar për veten tuaj do thuash çfarë sjell krenaria. Megjithëse e shembën, qëndresa juaj nuk ka shkuar kot, nuk do shkojë kurrë kot dhe ne jemi krenarë që pati një qëndresë. Kem të gjithë shqiptarët që jetojmë brenda dhe jashtë atdheut. Jemi të kënaqur që pati qëndresë. Do shkruhet në histori qëndresa juaj. Jam shumë e shokuar akoma, por nuk desha të rri pa e ndarë të dhimbje me ju,”- tha Lea.