“Ja tre gjërat që mund të bëjmë”- I mbijetoi koronavirusit, Tom Hanks ka një mesazh për njerëzit që s’mbajnë maskë: Duhet t’iu vijë turp

Një nga të mbijetuarit më të famshëm në botë ndaj Covid-19 ka reaguar ashpër ndaj njerëzve që nuk mbajnë maska.

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson ishin dy nga të famshmit e parë në botë që u infektuan me virusin vdekjeprurës.

Dhe sipas People, Hanks u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska.

“Ka vetëm tre gjëra që duhet të bëjmë në mënyrë që të jetojmë: Të mbajnë maskë, distancë sociale dhe të lajmë duart,”- tha ai në një konferencë për shtyp në debutimin e filmit të tij “Greyhound”.

Ndërsa shtoi: “Këto janë gjëra kaq të thjeshta, kaq të lehta dhe nëse dikush nuk i bën këto tre gjëra kaq bazike e themelore, atëherë mendoj se duhet ti vijë turp.”

Pasi u shëruan çifti u kthyen në shtëpi dhe dhuruan plazmën me shpresën për të ndihmuar të tjerët.

Hanks u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

/Panoramaplus.al