Ja shtëpia ku ka banuar Lady Gaga në fillimet e karrierës së saj

Apartamenti modest në të cilin jetonte Lady Gaga, në fillimet e karrierës së saj, ka dalë në tregun e shtëpive me qira.

Apartamenti në Manhattan, në zemër të Lower East Side, kushton 2,000 dollarë në muaj, raporton “House Beautiful”.

Gaga qëndroi në këtë pronë për tre vjet ndërsa shkruante albumin e saj debutues në 2008-ën “The Fame Monster”. Supozohet se ajo ka paguar vetëm 1,100 dollarë në muaj për qira ndërsa jetonte atje.

Shtëpitë e saj që prej asaj kohe i kanë kushtuar shumë më tepër. Ajo aktualisht jeton në një rezidencë prej 22.5 milionë dollarë, në Malibu që e bleu në 2014-ën, e kompletuar me një rrugicë me dy korsi, një bodrum masiv vere dhe një pamje të bukur nga Paqësori.

Gjithashtu, apartamenti ka shumë dritare në të gjithë hapësirën me pamje nga veriperëndimi.

Këngëtarja shpenzoi edhe 60,000 dollarë për peshqit Koi të importuar nga Japonia.

Panorama.al