Ja se si The Weeknd po lë të kuptohet se është në një lidhje me Angelina Jolie. Kënga “Here We Go… Again” i thotë të gjitha
Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd duket se ka konfirmuar thashethemet se ai është në lidhje me aktoren Angelina Jolie, pasi ata u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit vitin e kaluar.
Artisti publikoi albumin e tij të ri “Dawn FM” këtë mëngjes dhe në një këngë të quajtur “Here We Go… Again” ai këndon: “Vajza ime e re, ajo është një yll filmi” (“My new girl, she’s a movie star”)
Më pas duket se i referohet kohës që ka kaluar me të kur The Weeknd këndon:
“I loved her right, make her scream like Neve Campbell.
“But I make her laugh, swear it cures my depressing thoughts.
“I told myself that I’d never fall, but here we go again.”
(“Unë e doja atë, e bëja të bërtasë si Neve Campbell.
“Por e bëj atë të qeshë, ajo i shëron mendimet e mia dëshpëruese.
“I thashë vetes se nuk do të bieja më kurrë (në dashuri), por ja ku po ndodh përsëri.”)
Ata ndezën thashethemet se ishin në një romancë pasi u panë duke shijuar një darkë romantike së bashku në Los Angeles verën e kaluar dhe u fotografuan së bashku edhe disa herë të tjera.
Në një këngë tjetër në albumin e ri me 16 këngë, 31 vjeçari duket se flet për ndarjen e aktores 46 vjeçare nga Brad Pitt në shtator 2016, duke theksuar se ka shumë vite beqare.
Ai këndon:
“You weren’t touched by a man in so long.”
“Cause the last time it was way too strong.”
“Now you’re my reality and I wanna feel you close.”
(“Nuk të ka prekur një burrë për kaq shumë kohë. “
“Sepse herën e fundit ishte shumë e fortë.”
“Tani ti je realiteti im dhe dua të të ndjej afër.”)
Aktoja nuk ka deklaruar asgjë për marrëdhënien e tyre, madje iu shmang një pyetjeje rreth tij gjatë një dalje të fundit për shtyp.
Kur u pyet nëse fëmijët e saj ishin më të emocionuar për filmin e saj të ri Eternals apo miqësinë e saj me këngëtarin, ajo u përgjigj me turp: “Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po pyesni”.
The Weeknd e ka përmendur dhe më parë emrin e Brad Pitt në këngën e tij Starboy të vitit 2016.
Duke iu referuar suksesit të tij, ai këndoi: “Let a n**ga Brad Pitt, legend of the fall took the year like a bandit.”
Këngëtari i hitit “Blinding Lights” më parë ishte në lidhje me modelen Bella Hadid nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe gjithashtu ka pasur një romancë të shkurtër me Selena Gomez.