Ja sa vite kanë bashkë, Gent Fatali flet publikisht për lidhjen me motrën e Loredana Zefit. Rrëfen marrëdhënien me kunatën

Gent Fatali është përfolur prej shumë kohësh për një lidhje me motrën e reperes së famshme Loredana Zefit.

Këngëtari u shpreh se ai dhe Rozafa kanë rreth dy vite së bashku dhe postimet në rrjetet sociale flasin vetë. Ndërsa shtoi se ndihen mirë së bashku.

“A je i lidhur me Rozafën?- u pyet Genti i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Dhe këngëtari u përgjigj: “Pjo. Bëj shkak, normal që jemi bashkë. Kalojmë shumë mirë bashkë. Ne djemtë nuk jemi mirë me datat por kemi gati 2 vite që jemi lidhur.”

Përsa i përket marrëdhënies me Loredanën ai u tregua i rezervuar, duke pranuar të mos komentonte.

“Mos pyet këtu. Për këtë nuk flasim,”– tha ai.

Kur  u pyet nëse do bëjnë së bashku një projekt muzikor, shtoi: “Temën me Loredanën nuk e flasim.”

Panorama Plus