Ja sa u shit trofeu i Eurovision: Për çfarë do të përdoren paratë
Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision këtë vit, ka shitur trofeun për 900,000 dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Mikrofoni i kristaltë u hodh në ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës. Mediat raportojnë se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për të blerë tre drone PD-2 të prodhimit ukrainas.
Dronët përdoren shumë nga forcat ukrainase dhe ruse, si armë ashtu edhe si avionë zbulimi.
Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Brandenburg Gate në Berlin. Në koncert, anëtari i grupit Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën.
“Unë mendoj se [lufta] duhet të jetë gjithmonë në faqet e para, derisa të vijë paqja,” tha Psiuk.
Anabelmagazine