Ja pse u ndanë Olivia Wilde dhe Harry Styles
Olivia Wilde dhe Harry Styles janë ende miq pavarësisht ndarjes së tyre.
“Nuk ka mëri mes tyre. Harry nuk e la Olivia-n, ose anasjelltas”, tha një burim për Page Six. “Kjo është lidhja më e gjatë që Harry ka pasur ndonjëherë. Kështu që ata kanë një lidhje të veçantë.” Insajderi thekson se sfidat e takimeve në distanca të gjata kontribuan që Wilde dhe Styles, të pushonin pas gati dy vitesh.
“Ata janë në pauzë. Është e pamundur të kesh një lidhje kur ai është në çdo kontinent vitin e ardhshëm dhe Olivia ka punën e saj dhe fëmijët e saj”, shpjegon burimi. “Kjo është gjëja e duhur për të dy.”
Ndërkohë, Wilde është duke u përballur me ndarjen e kujdestarisë me Jason Sudeikis. Shumica e fansave besonin se aktorja hodhi poshtë ish partnerin për Styles, të cilin ajo e mohoi.
“Ideja e që e lashë Jason për Harry-n është krejtësisht e pasaktë”, tha drejtoresha e “Booksmart” për Vanity Fair në kopertinën e saj të tetorit 2022.
“Marrëdhënia jonë kishte përfunduar shumë kohë përpara se të takoja Harry-n,” shpjegoi Olivia. “Si çdo marrëdhënie që përfundon, ajo nuk përfundon brenda natës.” Page Six dha lajmin se Styles dhe Wilde ishin në lidhje në janar 2021 kur ata dolën të kapur për dore në dasmën e menaxherit të ish-këngëtarit të One Direction.
Bordo