Ja me kë po i kalon Beniada Nishani pushimet në Dubai!
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Së fundmi Beniada na ka treguar se ka nisur pushimet në Dubai ama vetëm pak më parë bukuroshja na ka treguar personat, me të cilët po shijon këto ditë relaksi dhe ata janë familjarët e saj. Beniada ka postuar në Instastory foto me vëllain dhe mamanë e saj dhe duket se po ia kalojnë shumë mirë, pasi shfaqen shumë të lumtur.
Ditën e djeshme Beniada na ka treguar se rastësisht duke darkuar ka takuar edhe një mikun e saj, i cili është balerini i njohur, Luixhino Hala. Bukuroshja ka postuar një video së bashku me Luixhinon, duke na rikujtuar edhe shprehjen ‘rastësia mbreti i botës’.
Së fundmi kudo qarkullojnë lajmet se Beniada është në një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar apo publikuar haptazi se janë bashkë, por duket se postimi i Beniadën në Instastory ka dhënë përgjigjen përfundmtare dhe çifti nuk ka ndërmend të fshihet më. Bukuroshja ka postuar një foto, ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, ku njëra është dora e sja dhe tjetra është e një burri, i cili kuptohet se është Blerti edhe për shkak të byrzylykëve të tij, të cilat i kemi parë edhe më parë në dorën e tij.
Top Albania Radio