Ja çfarë fshihet pas heshtjes së Melanias në gjyqin e Trump
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq i vetëm në gjykatë, ndërkohë, gruaja e tij Melania Trump i shmanget publikut.
Po çfarë fshihet pas kësaj?
Ish-këshilltarja dhe ish-mikja e saj Stephanie Winston Wolkoff thotë se “Melania jeton në një kullë të fildishtë mohimi”.
Për këtë arsye ajo thotë se nuk priste ta shihte atë përkrah Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Mar-a-Lago.
“Heshtja e saj është e qëllimshme, është arma dhe forca e saj”.
Sipas Wolkoff, Melania Trump mendon se i gjithë skandali ishte inskenuar për të dëmtuar burrin e saj nga zilia.
Kjo është arsyeja pse 54-vjeçarja aktualisht po përpiqet të shmangë daljet në publik.
Ajo definitivisht nuk dëshiron të thotë asgjë për burrin e saj.
“Melania ndjen se nuk ka nevojë t’i përgjigjet askujt apo të shpjegojë veten, kështu që nuk do ta vendosë veten në atë pozicion.”
Wolkoff dhe Melania u takuan në Manhattan në vitin 2003 dhe shpejt u bënë mike dhe partnere të mira biznesi.
Kishte një mosmarrëveshje mbi 26 milionë dollarë që firma e Wolkoff mori për të planifikuar inaugurimin e Trump.
© SYRI.net