Izraeli tërhiqet nga Eurovisioni, pse ky vendim?
Izraeli nuk do të marrë pjesë në Eurovision-in e këtij viti në Torino të Italisë.
Lajmin e njoftoi televizioni publik KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovision-in, duke befasuar izraelitët por edhe më gjerë.
Arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”, është se mbrojtja e sigurisë për artistët nuk mund të garantohet.
Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.
“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, tha KAN në një deklaratë në Twitter.
Izraeli kishte zgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” për Eurovision, ndërsa i njëjti do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj.
Disa nga këngët e Izraelit ndër vite në këtë kompeticion janë kthyer në hite. Por, mesa duhet, “I.M”-it iu kufizua fati.