Ivanka Trump vesh fustanin e të ëmës plot pas 28 vitesh në javën e modës
Javën e kaluar Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner ishin të pranishëm në Romë në dasmën e stilistes së famshme Misha Nonoo.
Ivanka, shkëlqeu me veshjet e saj. Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara dallon gjithmonë për finesën dhe stilin e veçantë. Në ceremoninë e stilistes ajo u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë pjeshke me një rrip gold në mes.
Fustani kishte edhe një mantel që lidhej te qafa dhe që ia shtonte madhështinë pamjes. Por ajo që na shpëtoi ishte fustani i dytë i dasmës, të cilin ajo e kishte veshur gjatë festës. Ivanka veshi një fustan ‘vintage’ Bob Mackie, të cilin e mori borxh nga dollapi i së ëmës.
Nëna e Ivanka-s, Ivana, e veshi këtë fustan në vitin 1991 dhe e bija ia ka marrë borxh dy herë deri më tani. Herën e parë ajo e veshi në vitin 2014, në dasmën e stilistit Joseph Altuzarra