Iva Aliko: Ju tregoj për insistimin e vajzës që ka 3 vjet e fiksuar pas meje

Si një sekssimbol i kohës që jetojmë, Iva Aliko si fotomodele e ekspozon sensualitetin e saj me fotot artistike që shpesh realizon topless dhe nudo në natyrë. Në qendër të vëmendjes mashkullore, dhe gjithmonë e komentuar në rrjetet sociale për format e rrumbullakosura, ajo thotë se udhëton vetëm me makinë për të shmangur shikimet apo ngacmimet në rrugë. Për meshkujt është e kuptueshme që e ngacmojmë, por çfarë ndodh me femrat. A shfaqin ato interes ndaj Ivës? Për më shumë lexoni rrëfimin e modeles për revistën “Story”.

Përveç meshkujve ndodh që të ngacmojnë apo gjuajnë femrat?
Në fakt ka ndodhur shumë raste në jetën time, kur jam ndeshur me ngacmime femerore.
Si reagon ndaj këtyre ngacmimeve, pra si u përgjigjesh?
Më ndodhin shpesh, si ngacmime online ashtu edhe në jetën reale.
Ke pasur ndonjë histori ngacmimi që e ke mbajtur të fshehtë, për shembull ndonjë vajzë e fiksuar pas teje?
Është dikush e seksit femër prej kohësh e fiksuar mbas meje, që ka mbi tre vjet që insiston. Unë sigurisht që kam ruajtur relata shoqërore.
Ka ndodhur që ke shkëmbyer puthje me ndonjë femër?
Po, nuk e mohoj që edhe kam shkëmbyer puthje me seksin femër.
Bie shumë në sy me format e tua, do e cilësoje jetën tënde interesante apo lodhje dhe stres?
Ka ditë kur mërzitem dhe them mjaft më!Ashtu sikundër ka ditë, kur falënderoj Zotin për format që më ka falur. Në përgjithësi ma bën jetën më interesante kjo pjesë.