Iu zbulua lidhja me futbollistin e Tiranës, Françeska Jaçe zbret në stadium, ndjek nga afër provat e tij dhe përgatitjen për ndeshje

Festa e ditëlindjes së mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka nxorri në pah se ai dhe modelja shqiptare Françeska Jaçe kanë nisur një romancë dashurie.
Futbollisti mori një urim special nga modelja.

“Happy Birthday Champion!”, i shkruante Jaçe sipër videos ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Duket se Françeska është shumë suportuese ndaj karrierës së të riut, pasi siç shihet në foton e postuar në instastory, sot i ka shkuar dhe në provat që Doka zhvillon në Stadium.

Ajo ka ndjekur nga afër provat e tij dhe përgatitjen për ndeshjen e rradhës.

Futbollisti i Tiranës, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat, HNK Gorica, festoi disa ditë më parë 23-vjetorin e lindjes.

Në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë. Më pas u fol se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër bashkë, por që nuk u konfirmua nga asnjëri prej tyre.

(A.B)/Dosja.al