Iu thye këmba në rrethana ende të paqarta: Një përmbledhje e rastit të 3-vjeçares
Një ngjarje tronditëse ka befasuar shqiptarët, pasi në emisionin “Stop” qarkulloi një video, e marrë nga kamerat e sigurisë së një kopshti privat në Tiranë, në të cilën një edukatore dhunonte me vizore një vogëlushe 3 vjeç. Vogëlushes në fjalë i është thyer edhe këmba në rrethana të paqarta.
Një pëmbledhje e ngjarjes:
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, saktësisht më 1 nëntor. Prindërit e vogëlushes u njoftuan rreth orës 15:00 nga kopshti se vajza ishte dërguar në spital, pasi e kishte pickuar diçka dhe i ishte fryrë këmba. Mjekët, pasi panë gjendjen e vogëlushes, e dërguan te Spitali i Traumës dhe rezultoi se kishte thyerje në pjesën e kofshës.
Kështu, u siguruan kamerat nga kopshti privat, ku edukatorja shfaqet e shqetësuar dhe e rrethuar nga fëmijët e tjerë. Pamjet janë regjistruar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Vajza hyn në klasë e përlotur dhe edukatorja e godet me vizore, e tërheq dhe e ul me forcë në një karrige, për të vijuar mësimin. Në kamera, nga mënyra se si vajza e vogël lëviz, tregohet se ndjen dhimbje dhe kjo ngjall dyshimet se këmba e saj mund të jetë thyer shumë kohë para se të njoftoheshin prindërit.
View this post on Instagram
Fjala e prindërve:
Për emisionin “Stop”, prindërit u shprehën se në Spitalin e Traumës, askush nuk u mori një dëshmi për të referuar ngjarjen. Ata këmbëngulën dhe më pas, rasti u hetua nga komisariati numër 1 në Tiranë. Materialet tanimë i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës.
Grafia e këmbës së vajzës:
Mbyllja e kopshtit
Ndërkohë, kopshti privat rezulton pa licencë dhe Ministria e Arsimit e ka mbyllur subjektin.
“MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit. Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve”, shprehej Ministria e Arsimit, në deklaratën e dhënë.
Shoqërimi i edukatores
Sa i përket edukatores që dhunoi vajzën me vizore, ajo u shoqërua në polici.
Protesta e prindërve para kopshtit
View this post on Instagram
Prindër të ndryshëm janë paraqitur në ambientet e kopshtit për të protestuar kundrejt dhunës ndaj vajzës së vogël. Përmes pankartave si: “A është edukatorja një prind i dytë” dhe “Mos mi rrihni shokët”, prindër dhe fëmijë u solidarizuan me vogëlushen.
Anabelmagazine