Iu sekuestruan 23 milionë euro pasuri/ Kush është boksieri i njohur shqiptar që u kap me këngëtaren Elsa Lila

Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare është arrestuar nga policia italiane për shkak të implikimit të saj me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës. Ajo njihej si “financierja” e klanit mafioz që merrej me shpërndarjen e drogës dhe të vendosjes së makinave të lojrave të fatit dhe pikave të bastit në për disa lokale në Itali.

Por në mesin e të arrestuarve është Petrit Bardhi, me pseudonimin Titty. Ai nuk është i panjohur për median shqiptare dhe atë italiane. Boksieri shqiptar Bardhi është përfshirë në biznese ilegale dhe për këtë Guardia di Finanzia i ka sekuestruar 23 milionë euro pasuri.

Ai bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje. Nën kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve.

Në këtë grup bënin pjesë 3 shqiptarët, Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi dhe grupi i tyre njihej me emrin “Boksierët”. Pikërisht Bardhi dhe Zogu janë dy anëtarët e grupit “Boksierët” që u arrestuan ditën e sotme së bashku këngëtaren Elisa Lila.

“Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e rrjetit të shpërndarjes. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riccardino”) ishte pjesë e baterisë së Ponte Milvio nën urdhrat e tifozëve të vrarë të Lazios, Fabrizio Diabolik Piscitelli”, shkruajnë sot mediat italiane.

Hetimet çuan në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro në vitin 2018.

Pasuritë e sekuestruara janë:

– të gjitha asetet e 3 kompamive individuale
– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
– një terren i pozicionuar në Romë
– 8 makina
– 1 motorr