Iu rrit e bija, Alketa Vejsiut ia kërkojnë vajzën për nuse! Ja reagimi (foto)
Vajza e Alketa Vejsiut është bërë pjesë e jetës publike dhe e medivae gjithashtu me anë të profilit të saj në Instagram.
Duket se edhe publiku ka mjaft interes për jetën e bukuroshes pasi në vetëm pak muaj në Instagramin e saj u shtuan rreth 20 mijë ndjekës.
Por gjithesi nuk dihej shumë për jetën e saj. Vetëm se fundmi Nikol ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj ku ka zbuluar shumë.
Ajo çfarë ka çuditur më shumë ndjekësit është mosha e Nikol e cila bie disi në kundërshtim me pamjen e saj. Ajo është vetëm 15 vjeç dhe ka zbuluar se në 26 janar mbush 16.
“Paskan filluar aplikimet edhe në Instagram pse s’thoni ju”, shprehet Nicol. “A i tregon mamit për gjëra në lidhje me çuna”, e pyet dikush tjetër.
“Ja them të gjitha”, i kthehet Nicol pa e menduar dy herë. Nicol ka treguar gjithashtu marrëdhënien speciale me Alketën duke thënë se është edhe personi me të cilin udhëton më shumë.