Iu nënshtrua një operacioni të rëndë, gazetari njohur i sportit në Shqipëri: Mjekët bënë mrekulli

Gazetari i sportit Defrim Methasani, i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, pas operacionit ku ishte në luftë me vdejen, shprehet se pas pengesave ndjehesh më i sigurt me veten.

Methasani, i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, thotë se mjekët bën mrekulli, ndërsa shton se e rëndësishme është të harrosh të shkuarën dhe të shohësh të ardhmen.

Defrim Methasani; Tani jam mirë, e rëndësishme është që njeriu të fitojë betejat në jetë. Nëse nuk kalon disa pengesa nuk e ndjen as sigurinë në vetvete. Njeriu pas vështirësish bëhet më e fortë. Një skuadër që fiton pas një humbje shijon më shumë se sa dy fitore. E rëndësishme është të mos merresh me të shkuarën por të shohësh të ardhmen. Mjekët bën një mrekulli në mua. Kisha probleme me frymëmarrjen. Pas shumë orësh ia dolëm. Falenderoj shumë mjekët. E provova edhe njëherë se çdo të thotë solidaritet.