IU NËNSHTRUA NDËRHYRJES KIRURGJIKALE NË ZEMËR, AKTORI I NJOHUR RESHAT ARBANA LË AMBIENTET E SPITALIT

Reshat Arbana, aktori i njohur së fundmi i është nënshtruar një operacioni të vështirë por të cilin operacion fatmirësisht e ka kaluar me sukses dhe është larguar nga ambientet e spitalit universitar “Nënë Tereza”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka bërë me dije ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, Albana Koçiu përmes rrjeteve sociale.

“Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës”, ka shkruar Koçiu.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

ObserverKult